mercoledì 10 settembre 2008

Nekrologji Nush Radovani













NUSH RADOVANI
01.01.1920 - 06.09.2008






Nga Rudolf Marku.


***************************************
Nush Radovani, i cili veç pak dite ma pare u nda nga kjo jete e perkohshme tokesore, asht nder ata njerez qe lane gjurme te jashtzakoshme ne jeten e te tjereve. Prandaj per nje njeri si ai, qe vazhdon me jetue ne jeten e te tjereve, e kemi te veshtire qe ta besojme se nuk ndodhet ma mes nesh…

Personalisht kam pase fatin e madh, fatin ma te madh te jetes teme, qe ta kem njohur nga afer vite e vite ma pare, si profesor, dhe ma vone si mik te aferm. Asht nder fisniket e rralle te races shqiptare, nder ata fisnike qe i kane dhane kuptimin e vetem Shqipnise. Dhe me vdekjen e Profesor Nushit, te mikut te tij, Pader Zef Pllumit, te Gjenar Topallit, te Ruzhdi Çobes, te Gjon Shllakut, zhduket nje brez fisnikesh dhe mbyllet nje epoke fisnike qe e kam te veshtire me besue se ka m’u perserite.

Te gjithe e kane njohe me emnin “Profesor Nushi”. Jo vetem studentet e tij, por edhe 80 vjeçaret, edhe ata qe nuk dinin shkrim e kendim. Ngase te gjithe e njihnin se ai qe nje intelekt i madh, nje dijetar i jashtzakonshem, nje enciklopedi e gjalle levizese, nje kerkues i perjetshem. Dhe te mos harrojme se ai, qe nje enciklopedi e gjalle ne nje kohe kur injoranca lavdrohej si virtyti ma i madh dhe ma fitimprures, ishte i ditun kur padituria shperblehej, ishte kerkues i pandalun ne nje shoqeni te pergjumun. Emnat e njerzve te medhaj te ksaj bote i kam ndi per here te pare nga Prof. Nushi: Sokratin, Platonin, Niçen, Shopenhaurin, Shen Augustinin.

Dija njerezore tek ai ishte nje sfide ndaj injorances. Dhe nuk kishte gja qe urrente ma shume se injoranca. Dhe kulimllekun e injorances. Shpesh na thonte ne klase tercetin e Dantes, se kur injoranca bashkohet me pushtetin, nuk i mbetet shpetim njerzimit. Me nje guxim te jashtzakonshem, na thoshte, ne, 14-15 vjeçarve, se si duhet te dallojme at injorantin me kostum dhe kollare nga aj fshatari qe vertete nuk din shkrim dhe kendim, jo per fajin e vet, e qe ka instiktin e shnoshte te njeriut te mençun, qe ka mburojen e kultures se parardhsve te vet, te ciles i beson dhe qe ka mendjen e shndosh te paprishun nga edukimi gjysmak. Dhe injoranca me kostum dhe me kollare aso kohe – dhe besoj se edhe ksaj kohe - identifikohej me Pushtetin, me arrogancen e saj dhe me kryetrashsine e saj. Na thoshte me hidherim, me ate mnyren e veçantë qe mban veç vulen karekterstike te Pr. Nushit, se Shqipnia ka vetem nje dallim te vogel nga vendet e qytetrueme: Ne bote, na thoshte, kalon nje i mençum dhe njerzit i shkojne mrapa me ndi se çka thote; shkon rruges nje i marre, dhe njerezit e shohin me keqardhje dhe thone - I shkreti qa e ka gjete! Asht i marre!. Ndersa te ne: Kalon nje i marre rruges, dhe tane i shkojne mrapa me ndi se çka thote. Kalon nje i mençum, dhe tane e lane ne pune te vet, duke thane - I shkreti ky, ça e ka gjete! Asht i mençum! Asht e tepert me thane se kush ishte i marri qe i shkoshin mbrapa njerzit ne ate kohe!!!

Me kujtohet se si ne Lezhe - ku ishin mbledhe dhe disa nga karakteret ma te çuditshem - ishte nje plak i mbrrolun dhe i bame nje grusht nga pleqnia. Te gjithe e njihnin me emnin Avokati. Tue kene i pambrojtun, qe ba gazi i qytetit. Vetem Prof. Nushi revoltohej dhe i delte zot. Ma vone, shume e shume vite ma vone, kam marre vesh se kush kishte kene ky plak me te cilin tallej qyteti, e te cilit veç Prof. Nushi i delte zot: avokati, te cilit tenexhexhinjt i hedhshin minj posht deres e që te diplomuemit e Tiranes e tallnin, kishte qene perfaqesuesi i pare i Shqipnise ne Lidhjen e Kombeve te Bashkueme, dhe mik i ngushte i Fan Nolit dhe i Faik Konices.

Ne ate menyren e vet te prehte, me nje mprehtsi sokratiane, na thoshte shpesh se ne shqiptart jena si ai udhetari qe ec me dy strajca ne krahe: njenen, ate te madhen, qe ja thyen shpinen, e mban mbas kurrizit. Tjetren, trasten e vogel, qe nuk ka peshe, e mban perpara vetes. Te strajca e madhe, qe nuk e sheh, ka vu hallet e veta. Te strajca e vogel, qe nuk ka kurrfare peshe, ka hallet e botes. Tane diten merret me strajcen e vogel - me hallet e botes - ndersa me at qe ja thyn kurrizin, me hallet e veta, qe nuk i sheh, nuk ka se si te merret, sepse kujton se nuk i takon atij.

Dhe keshtu,siç thoshte dhe Prof. Nushi perpara 20 vjeteve, per fat te keq, me duket se vazhdojme me ece ne shqiptarët edhe sot.

Per here te fundit Prof. Nushin e kam takue ne vitin 1990. Kishte ardhe me dy miq te vete, me Ruzhdi Çoben, dhe me nje mikun e vet prift. Me tha se prifti asht Zef Pllumbi. Shume vite ma vone, tue lexue kujtimet e pader Zefit, kam ndesh emnin e Prof. Nushit. Nuk e kisha dite se kishin kene bashke ne knetat e Maliqit. Pader Zefi flet me adhurim per Nush Radovanin e ri, per dijen dhe paperkulshmerine e karakterit te tij.

Me nje dinjitet te jashtzakoshem, Prof. Nushi kurre nuk fliste se çfare kishte hieke gjate jetes. Vuejtjet e jetes per te ishin teper te vogla qe te mund t’ia thyenin besimin se e keqja asht veç nje moment i perkohshem ne Historine e njerzve. Me gjithçka qe bante dhe me gjithçka qe thoshte, te Prof. Nush Radovani dalloje se dija, intelekti, ishin perpjekja per te kapercy pertej asaj çka asht materiale dhe pertej asaj çka asht e dukshme, dhe e perkohshme. E gjithe jeta e Prof. Nushit duket se ka kene nje perpjekje kambngulse dhe e vazhdueshme, deri ne momentet ma te fundit te jetes se vet, per te arrite te padukshmen, spiritualen dhe sublimen, ku fshehet zanafilla dhe arsyeja e mrame e gjithçkaje.

Me vdekjen e njerzve si Prof. Nush Radovani, Shqipnia bahet gjithmone e ma e vogel. Por qiella e amshueme, ku prehet shpirti i tij, sigurisht do ndjehet ma i madh prej njerzve si ai.

Drite i paste shpirti ne prehjen e perjetshme!

Nga Rodolf Marku
Londer, 10.09.2008

***************************************************











***************************************************


***************************************************

Në kujtim të intelektualit Nush Radovani
E diel, 14-09-2008, 03:59pm
Para pak ditësh u nda nga jeta në Trieste intelektuali shkodran Nush Radovani.
I rritun në rrethet kulturore katolike të Shkodrës ai pat studiue në vitet ’30-’40 në Romë dhe në Firence në degët matematikë dhe statistikë.
U dënue nga regjimi i E. Hoxhës si antikomunist dhe vuejti dënimin në kampin e Vloçishtit, në Korçë.
Ishte nji prej simboleve të rezistencës së heshtun antikomuniste dhe menjiherë pas ramjes së regjimit edhe i organizimit të lëvizjes demokrate në Shkodër.
Ka qenë përpara 1944 dhe mbas viteve ’90 bashkpuntor i revistës «Hylli i Dritës», ndërsa ka punue për vite me rradhë si mësues matematike në qytetin e Lezhës, tue formue me dashuni dhe pasion breza të tanë të rinjsh, për të cilët qe nji model virtytesh të nalta morale dhe qytetare.




* * *











I dashtuni Nush,




Nji ças i perdhimbëshëm por edhe ma i randë për mue me kethye në shtëpi pa të përshëndetë si shok i rinis me fjalë qi dalin nga zemra e gandueme.Jemi njohtë kund perpara 75 vjetve mbrenda atyne mureve të Jezuitve në Shkodrën kreshnike, në Rrethin e Veprimit Katholik “Don Bosco”. Ti nxanës në Kolegjen Saverjane, un ndjekëshe Gymnazin «Illyricum» t’Etenve Françeskan. Na lidhi nji miqësi edhe ma e ngushtë me rrjellje te vend-lindjes të Prindvet t’onë, Shirokas.
Rrethi “Don Bosco” ishte qendra e trajtimit fetar-kultural por edhe me degë Filodramatike e Sportive.Zoti të kishte pajisë me nji squetsi të posaçme; ndiqeshe spjegime mbi katekizem me at grupin moshatare tri vjetë mbi ne. U dallojshe per shqise e kuptim të shpejtë, u ndajshe nga tjerët sepse i aft me cilsue probleme mbas vetive tueja. Nuk ishim në gjendje me te ndjekë por këto cilësi tueja na i zbloi ma vonë At Pjetër Mëshkalla.
Rrethi kishte edhe skuadrën e foot-ball –it; n’at skuadër je kenë hylli i teknikës. Ndeshjet me Antonjan e me Oratorjan sjellshin me qinda shikues.
Në vjetin 1934 mbyllen Shkollat Fetare e të gjith ndoqëm Gymnazin e Shtetit. More maturen e si student i shkelqyeshem me bursë mbrrijte në Firenze ku u diplomove me notën ma të naltë në Mathematikë dhe pa bjerrë kohë shkruehesh n’Universitetin e Statistikës në Romë. U dallove aq sa me u emnue ndihmes profesor. Nji meritë e jashtëzakonshme.
Gjatë vjetve të studimeve n’Itali ke lanë emen per urti, ndershmeni, pervuejtni; per këta virtyte je kenë njoftë heret. Në Rrethin “Don Bosco” qarkullonte fjala: “ngjani Nush Radovanit”.Shembulli i jetës s’ate nuk ishte i lehtë me u pervetesue. Kishe le’ me trashigue urti e pjekuni e virtytet ma shejte i a ke rranjosë femijve ne kohë të vishtira në atdhe.
Nuk i pështove stuhis së kuqe me asgjasimin e mbarë Klerit dhe shekullarve të vlefëshëm tuj pësue burgim e vuejtje pa u përkulë masave shnjerzore sikurse ajo për nji vjetë rresht në burgun e Maliqit me bukë e ujë.
Kur gjoja u suell kapitulli i mjerimit, me shpresë me e vorrosë të kaluemen, ndodhë e paprituna: njeriu ne sfera të nalta qeveritare, i trokllon derës s’ate, për me harrue të kaluemen tuj të kërkue këshillë e bashkëpunim. At godi’ nuk e more parasysh. Kishe tejpamje politike të shëndoshta.Tuj u pasë marrë vesht me Suzin, bashkëshorten bujare, me zemër të këputun ke parapëlqye rrugën e mergimit të çilun nga fëmijët e tu.
I pari cak Campo Longhetto, nji konak e nji kopësht të cillin e përpunove me andje e, për ndo’i tërhekje të shatit mendja të fluturonte andej Detit.
Misjonin ma të vështirë e ma bujar të jetës sate me i dhanë fëmijve dhe nipave edukatën e gdhendun në mend e në zemër e plotsove ma së miri. Dashtnija e dhanun, e, jam dishmitar i lumtun, t’asht shpërblye me të dashtunit tuej për rreth teje në ditë gëzimi dhe të vuejtjeve tueja të bartuna me duresë shembullore për hatër të Zotit.E tash vetëm për shembullësi nji grusht dhe’ Zarufet mbi trupin tand.
Pushojsh në paqë të Zotit mik i paharrueshëm Nush Radovani.

Nga Ton Koka Trieste 2008